–




Koro navi rusi mund të futet në tru përmes qelizave nervore në hundë, raportuan studiuesit gjermanë të hënën.
Rezultatet e autopsisë të kryer në 33 persona, që hum bën jetën si pasojë e sëmundjes, treguan prani të vir usit në tru dhe në nazofaring, pjesa e sipërme e fytit, ku lidhet me zgavrën e hundës.
Studiuesit gjetën përqendrime të larta të virusit në indet e shoqëruara me aromat (mukoza e nuhatjes).
Pse ka rëndësi kjo: Gjetjet mund të ndihmojnë në shpjegimin e disa simptomave neurologjike të infek sionit të koro navir usit – veçanërisht humb jen e nuhatjes që përjetojnë kaq shumë njerëz, raportuan studiuesit në revistën Nature Neuroscience, raporton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu, këto gjetje mund të ndihmojnë në shpjegimin e simptomave të tilla si dhimbje koke, lodhje, të vjella dhe të përziera, sipas Frank Heppner nga Institutit i Shëndetit në Berlin.
Si është bërë studimi: Studiuesit morën mostra nga pacientët dhe përdorën imazherinë për të parë ARN nga vi rusi. Ata gjetën prova se virusi udhëton përgjatë nervave nga qelizat që mbështjellin fytin dhe sinuset në tru.
“Nivele më të ulëta të ARN-së virale u gjetën në kornea, konjuktiva (sytë) dhe mukozën orale, duke theksuar rrugët orale dhe oftalmike si vende shtesë të mundshme të hyrjes në sistemin nervor qendror të SARS-CoV-2”, shkruan ata.
Nuk është një zbulim tërësisht i ri, studiuesit kanë dyshuar se koro nav irusi futet në sistemin nervor qendror në këtë lloj mënyre edhe viruse të tjerë, përfshirë gripin. Studimi gjerman është unik për faktin që u përdor imazheria për të kapur vi rusin në veprim.



