Moderatorja publikon foton e parë me bashkëshortin dhe rrëfen arsyen pse s’e ekspozon kurrë

Brunilda Lahe është një nga personazhet publik që mund të themi se poston shpesh në rrjetet sociale dhe është vazhdimisht aktive duke komunikuar me ndjekësit dhe duke ndarë me ta eksperienca dhe momente nga përditshmëria. Që kur është bërë nënë, ajo është edhe më aktive, duke publikuar edhe vajzën e saj, Hanën. Mirëpo, ajo që u ka rënë në sy ndjekësve është se Brunilda nuk poston thuajse asnjëherë foto me bashkëshortin.

Gjatë një bisede me ndjekësit, moderatoja ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi, që duket se është i vetë bashkëshortit të saj, i cili nuk e pëlqen vëmendjen.

“Ai punon në Tv, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot. (Por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar. Kemi bërë 2 sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e martesës kemi profesionale.) Nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”, -ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur një foto familjare.

Sa i përket jetës së saj prifesionale, Brunilda ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në ekran dhe se të shtunën do të nisë regjistrimet e programit të ri, i cili do të nisë transmetimin këtë muaj.