“Nga nesër reshjet e shiut”, meteorologu tregon si do të jetë parashikimi i motit për muajin dhjetor: Ja kur nis dimri i vërtetë

Tashmë kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimri. Në një intervistë për Fax News meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se stina e vjeshtës do të vijojë edhe në dy javët e para të dhjetorit.

Sipas tij këto dy javë do të shoqërohen me reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që shtoi se në zonat malore do të ketë edhe reshje të dëborës.

Po ashtu Osmani tha se reshjet e shiut do të fillojnë që nga dita e nesërme dhe do të zgjasin deri në fundjavë, ku më prezente do të jenë në jug dhe pjesën perëndimore të vendit, ndërkohë që në zonën juglindore do të ketë reshje dëbore.

Meteorologu zbuloi se në pjesën e dytë të muajit dhjetor do të ndjejmë dimrin e vertetë me temperatura tipike dimri, po ashtu edhe muaji janar dhe shkurt pritet që te sjellë temperatura të ulëta.

“Dita e parë e muajit dhjetor ka sjellë një ditë tipike dimri pasi në zonat malore vlerat minimale kanë shënuar edhe minus 5 apo minus 6 gradë celsus, ndërsa maksimumet nuk pritet të shkojnë deri në 15 gradë Celsius në shtrirjen jugperëndimore të territorit shqiptar. Duke filluar që nga dita e nesërme vranësirat do të jenë më prezente në vendin tonë duke bërë që të kemi edhe reshje shiu edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore. Reshje këto që do të na shoqërojnë gjithë javën deri në ditën e dielë do të kemi herë pas here kthjellime të pakta por edhe vranësira të shpeshta cilat do të krijojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit dhe ndërsa në zonat e thella malore reshjet do të jenë në formë dëbore. Edhe pse do të kemi prezencë të reshjeve të shiut pritet që temperaturat të kenë një rritje graduale.

Zonat në të cilat reshjet shiut do të jenë më prezentë do të jenë zonat jugore dhe perëndimore të territorit shqiptar. Ndërsa në zonat verilindore pritet të kemi edhe prezencë të reshjeve të dëborës.

Pritet që në muajin dhjetor të kemi prezencë të reshjeve të shiut, pritet që në dhjetor të ndjejmë stinën e vjeshtës. Stina e vjeshtës da të shtyhet me një deri në dy javë duke bërë që të kemi temperatura tipike vjeshte dhe këto temperatura do të bëjnë që të kemi sasi të madhe reshjesh në territorin shqiptar, ndërkohë që në zonat malore do të ketë reshje bore.

Edhe pse do të kemi këto temperatura, sigurisht që gjatë dhjetorit do të kemi temperatura që do të sjellin edhe dimrin e vërtetë me temperatura nën 0 gradë Celsius. Më se shumti këto temperatura tipike dimri do ti ndjejmë në pjesën e dytë të muajit dhjetor dhe në muajit janar dhe shkurt. Do të ketë edhe ditë të cilat do të sjellin temperatura të ulëta dhe ky si dhjetor do të jetë më i ftohet se dhjetorët e tre viteve të kaluara.”- tha Osmani.