Nëse fal gjithnjë dhe nuk vendos kufij, njerëzit do mësohen mos të të respektojnë.

Flasim shumë për rëndësinë e faljes dhe në fakt është një ndjesi thelbësore të jetosh në mënyrë të shëndetshme dhe të kesh një marrëdhënie me unin e brendshëm, por edhe me faljen duhet të jemi të rreptë dhe të mençur sepse jashtë limitit, mund të dëmtojë jetën tonë.

Falja lehtëson dhimbjen e shpirtit tonë dhe na lejon të nisim me më shumë pozitivitet. Është një dhunti që ia ofrojmë mbi të gjitha vetes. I hap rrugën mundësive dhe na bën të ndihemi mirë me veten. Gjithsesi, disa persona nuk dinë si ta përdorin për mirë faljen dhe krijojnë efektin e kundërt të saj.

Sigurisht, duhet të jemi në gjendje të falim njerëzit që ndonjëherë na bëjnë dëm, por duhet të vendosim kufij të shëndetshëm në mënyrë që falja të mos përdoret më pas si një instrument negativ.

Falja duhet të jetë e shëndetshme, duhet të shndrisë shpirtin tënd, por edhe t’i tregojë personit tjetër se nuk je i/e gatshëm/e të ripërjetosh edhe një herë të njëjtën situatë. Nuk është thjesht të falësh dhe të hiqesh sikur nuk ka ngjarë asgjë, është e nevojshme të vendosësh kufij që ruajnë integritetin tënd.

Nëse fal por nuk impenjohesh për të ndryshuar në drejtim të personit tjetër, ai/ajo do e dijë që gjërat nuk do jenë kurrë ndryshe, që do vazhdosh të pranosh gjithçka që bën dhe do mësohet mos të të respektojë. Sado të duam të jemi njerëz më të thjeshtë, më pa komplikime, që nuk shkaktojnë telashe, duhet të jemi në gjendje të vendosim rregulla dhe kufinj në marrëdhënie për të mirën tonë. Falja është e bukur dhe transformuese, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Mos i lejo të tjerëve të abuzojnë me vullnetin tënd të mirë, ndjeshmërinë dhe xhentilesën.

Mos lejo askënd të të trajtojë keq, trego zërin tënd, mbrohu, sepse me siguri askush tjetër nuk do e bëjë një gjë të tillë për ty. Nëse ka diçka në jetë që të lëndon vazhdimisht, është detyra jote ta zgjidhësh këtë situatë. Mbro veten, lumturinë tënde, lirinë dhe mirëqenien. Nëse vazhdon të falësh dhe të ulësh kokën, asgjë nuk do ndryshojë.

Kupto diçka: Të vendosësh kufij nuk është e gabuar apo e ekzagjeruar, tregon vetëm që vendos veten para të gjithëve dhe gjithçkaje dhe nuk pranon një marrëdhënie që nuk ka respekt. Kjo do sjellë vetëm njerëz më të mirë rreth teje, ata që duan vërtet të qëndrojnë pranë teje, duke sjellë shoqëri dhe lumturi në jetën tënde. Mos lejoni askënd të ambjentohet duke ju munguar respekt.Vlerëso gjithnjë veten sepse je i/e rëndësishëm/e!