Motra i kërkon Almeda Abazit të bëjë fëmijë çdo vit, shikoni përgjigjen e ish-miss Shqipëria

Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur Almenda, përmes një fotoje në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto së bashku me bashkëshortin e saj në kopshtin e shtëpisë, teksa mban me dorë barkun e rrumbullakosur.

Si duket motra e Almedës nuk ‘ndopet’ me bebusha.

Ilda Abazi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj në ‘Instastory’, të cilët e kanë pyetur nëse do të organizojnë festë për të zbuluar gjininë e bebushit.

“Shpresoj! Mund të bësh bebusha ç’do vit, sepse jam gjithmonë gati për festë!”, shkruan ajo duke i bërë etiketuar motrën.

Ndërsa Almeda nuk ka vonuar përgjigje duke ia kthyer me nota humori: “Si urno”.