–




Gazetat zvicerane e kanë vendosur sot në ballinat e tyre një gjest të mirë të një kosovari. Eduard Latifi e gjeti një çantë të braktisur para një dyqani të premten që lamë pas.
Ai vuri re një çantë të braktisur para një dyqani. 26-vjeçari gjeti 9 000 franga para të gatshme. Ai menjëherë e dorëzoi çantën në polici.
Të premten e ashtuquajtur “Black Friday”, 26-vjeçari Eduart Latifi doli jashtë dhe po shëtiste në Arbon me bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Eduarti vuri re një çantë të kuqe jashtë një dyqani. Ai thotë: «Çanta ishte braktisur para hyrjes. Menjëherë mendova se dikush e kishte humbur atë”. Ai nuk kishte frikë se mund të kishte ndonjë gjë të rrezikshme brenda. Kështu që 26-vjeçari vendosi të shikonte nga afër çantën. Ishte shumë e përdorur.
“Kur hapa çantën, pashë se kishte para në të”, thotë Eduarti. Ai e mbylli atë përsëri shumë shpejt dhe qëndroi aty për disa minuta me çantën në dorë. Mendimi i tij ishte se pronari mund të kthehej. Por nuk ndodhi kështu. Kështu, shqiptari që gjeti çantën, shkoi në dyqan te bashkëshortja e tij



