–




Një çift nga Australia kanë marrë një surprizë të madhe kur zbuluan se vajza që po prisnin peshonte jo pak, por 5.9kg. Emma dhe Daniel Millar nga Mount Warrigal, e kishin kuptuar pak a shumë që vajza e tyre mund të ishte disi me përmasa të mëdha, por nuk e prisnin kurrë që të sillnin në jetë një ‘mundëse sumo të vogël’.
Vajza e quajtur Remi erdhi në jetë këtë javë me anë të një ndërhyrjeje urgjente cezariane në spitalin Wollongong Hospital. Ditën kur lindi, më 7 tetor, Remi ishte 38-javëshe ndërsa nëna e saj, 27-vjeçarja Emma, tha se nuk e prisnin që të ishte aq ‘bullafiqe’. Emma u shpreh për mediat:
Ajo është si një mundëse e vogël sumo. E prisja që të kisha një fëmijë të shëndoshë pasi kisha diabet gestational, por jo kaq të madhe. Kur isha 35-javëshe bëmë një vizitë dhe morëm vesh që kishte arritur 4 kg, por nuk prisnim që të shtonte më shumë”. Emma e solli fëmijën e saj të parë me operacion dhe ka vazhduar të bëjë të njëjtën gjë me fëmijët e tjerë pasi është opsioni më i sigurt për veten dhe fëmijët e saj.



