–




Teksa në Shqipëri vijon me shifrat e larta të infe ktimeve dhe vd ekjeve nga ko ronav irusi dhe hedhjet nga spitalet Co vid nuk janë të pakta, qeveria Rama bën gati propagandën e radhës se gjithçka po shkon mirë dhe 127 funks ionon më së miri.
Ditën e sotme ka përgatitur një video që tregon momentin kur urgjenca kombëtare merr telefonatën nga e bija se e ëma 82 vjece ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mezi merr frymë, e më pas bëhet gati ekipi për ta vizituar në shtëpi. Mes ekipit që shkon në shtëpinë e saj është edhe kreu i Urgjencës Skënder Brataj që përpiqet të tregojë se si funksionon me rastet urgjente.
“Ky është shërbimi që i ofrohet qytetarëve. Qytetarët do na kenë pranë në cdo moment me të gjitha format dhe mënyrat”, tha Brataj teksa heq veshjen mbrojtëse dhe tregon se është bërë qull në djersë.
Megjithatë nuk mungojnë ankesat nga vetë qytetarët por edhe mjekët e spitaleve se rastet me Co vid janë të shumta ndërsa shumë pacientë në gjendje të rëndë qëndrojnë në autoambulancë pasi vendet në spitale janë ezauruar.



