“Krenare që jam shqiptare!”/ Me flamurin kombëtar mbi shpinë, Dua Lipa u uron shqiptarëve Ditën e Pavarësisë

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj. Në një fotogari që ka postuar në rrjetet sociale “ylli’ i muzikës shihet me flamurin kombëtar në shpinë.

Dua krahas fotos që e ka realizuar gjatë vitit 2019 në Kosovë, në festivalin‘Sunny Hill’, u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, duke shtuar se është krenare që është shqiptare.

“28 nëntori! Dita e flamurit, krenare të jem shqiptare, urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Lipa në Instagram