OH, ЅA E TRIЅHTË O ZOT. KY BURRË JETON VETËM PREJ 22 VITESH, DJEMTË NUK SHKOJNË TA SHOНIN, KURЅE VAJZA…

Me lot ne sy, i brak tisur nga te gjithe dhe mbi te gjitha i mbetur i ve prej 22 vitesh, ketij burri i dalin keto fjale nga goja e cila pak i flet gjate dites, e me sy te perlotur qe nuk jane thare prej kohesh.

“Vetmia është e keqe për burrin”.

Këto janë fjalët e pikëllimit të 80-vjeçarit nga Elbasani, i cili prej 22 vitesh jeton i vetëm, qëkur bashkëshortja ndërroi jetë.

Kjo nuk është thjesht jeta e Abdurrahman Buzit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndë rtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.

“Unë vetëm kam mbe tur.

Një gotë ujë, kush e sjell?!”, thotë ai.

Abdurrahmani ka dy djem, por asnjëri nuk shkon për ta parë babanë e vetmuar, ndërsa për shkak të një aks identi, vajza ka mbetur e paralizuar dhe me të gjitha kursimet e jetës, Abdurrahmani sistemoi vajzën në një qendër kujdesi.

Prej disa vitesh ai bën kërkesë për t’u strehuar në shtëpinë e të moshuarve.

“E kam bërë kërkesën, nuk është realizuar.

Kam bërë 2-3, herë dhe tani kam bërë të fundit dhe të shohim se çfarë do të bëhet”, tregon ai mes lotësh.

Kohët e fundit në Elbasan është ndërtuar shtëpia e të moshuarve, pritet që dita-ditës ajo të bëhet funk sionale, ndërsa kap aciteti i saj do të jetë 24 persona, e konceptuar si një vatër familjare