Korrenti ѕhkakton viktimën e radhëѕ, humb jetën 14-vjeçari

Një ngjarje fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babullush të Vaut të Dejës, ku mësohet se një i mitur ka humbur jetën.

Sipas informacionit të policisë 14-vjeçari E.A ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka ndërruar jetën.

Njoftimi: Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Këtë vit për fat të keq kemi pasur disa humbje jetësh nga kontakti me korrentin. Pak muaj më parë ndodhi një trсagjedi e trefishtë në Fushë-Arrëz.

Nëna bashkë me dy bijat adoleshente humbi jetën, njëra nga vajzat ishte në dush dhe e zuri korrenti, motra dhë nëna shkuan ta ndihmonin, por humbën jetën të treja.

Para një jave në Durrës, një 29-vjecare humbi po ashtu jetën pas kontaktit me korrentin në shtëpinë e saj. Mësohet se ajo ishte shtatzënë.