Lajthiѕin gratë, jaрin 12 mijë euro për një рuthje me këtë ‘tiрin’

William Levy është një ndër aktorët më të famshëm në botë, i cili u bë i njohur me rolet në telenovelat spanjolle. Së fundmi, aktori u bë një nga protagonistët e Starlite Gala, një ngjarje bamirësie në Spanjë që mblodhi personalitete të mëdha nga vendi europian.

Në këtë ceremoni, u organizua një ankand ku u ofrua puthja e aktorit kubanez Levy. Gjatë ankandit u prezantuan vepra të ndryshme megjithatë momenti më i spikatur ishte oferta e tre puthjeve nga William Levy, për të cilat u ofruan shifrat 6 mijë, 10 mijë deri në 12 mijë euro.

Në klipet e publikuara nëpër rrjetet sociale shihet se fatlumja që mori puthjen e aktorit me vlerën më të lartë ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e Starlite Group.

Kujtojme se pak dite me pare cifti shumë i njohur i telenovelave, William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ka qenë me shumë ulje dhe ngritje Prandaj ky lajm i ka befasuar fansat.

Ka qenë William që e ka konfirmuar ndarjen nga nëna e fëmijëve të tij. Përmes një postimi në Instagram, ai ka shkruar: “Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Mirëpo, nuk dihet çfarë ndodhi, por pas 10 minutash, Levy e ka fshirë postimin. Megjithatë, dikush mundi të siguronte një screenshot dhe ta shpërndante atë.