Ngjarje fatale! Motori e merr më qafëtë riun ѕhqiрtar , 17-vjeçari ndërron jetë

Një ngjarje fatale ka ndodhur ditën e sotme në Pejë, ku një 17-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:25, në rrugën Prishtinë-Pejë, në Qyshk të Pejës..

Sipas burimeve nga policia, i riu ishte duke udhëtuar me motiçikletë dhe ka goditur një shtyllë elektrike si pasojë e humbjes së kontrollit.

“Ngasësi i motoçikletës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar humbjen e jetës së tij.

Ndërsa një pasagjer që ishte me të, ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Miqtë dhë të afërmit e tij kanë reaguar në rrjetet sociale ku kanë shprehur gjithë pikëllimin për ndarjen para kohe nga jeta të të dashurit të tyre.