E triѕhtë/ Соνίdi i merr jetën artiѕtes së njohur, pas diѕa javësh betejë me virυѕin, shuhet piktorja 76-vjeçare

Ka ndë rrruar jetë si pasojë e Cov id-19 artistja dhe piktorja e njohur Lumturi Blloshmi. Pas disa javësh betejë me virusin, Blloshmi mbylli sytë ditën e sotme.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve. Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.

Postimi i kryeministrit Rama për artisten në 76 vjetorin e lindjes së saj më 23 Gusht:

LUMTURI BLLOSHMI mbush sot 76 vjeç dhe emri i saj mbase nuk u thotë asgjë atyre që nuk e kanë njohur rrethin artistik të viteve kur Lumja ishte një vajzë e re, që shihej me respekt mes një bote që dominohej nga burra të shquar, artistë e profesorë me hije të rëndë, themeluesit e shkollës së arteve në Shqipëri dhe nga të tjerë, më të rinj, ish-studentë e studentë të tyre, që karakterizoheshin nga ambicia për t’u shquar me artin e tyre në atë botë aq të vogël, ku kishte një pasion e vullnet të habitshëm sidoqoftë ndër lëvruesit e bojrave e të baltës.

Lumja kishte lindur pa mundësinë e dëgjimit dhe e folura e saj ishte si e një njeriu zog, ku fjalët mezi shkëputeshin nga tingujt e fortë të dëshirës për komunikim, por asgjë s’i shpëtonte nga lëvizjet e gojës së të tjerëve, ndërkohë që komunikimin me dynjanë ia plotësonte peneli i saj i shkathët dhe një e qeshur kumbuese, që sa herë e shihja më bënte të mendoja se kushedi ç’duhet të ishte britma e saj kur nxehej.

Kam kohë, shumë kohë pa e parë atë grua mbresëlënëse, me tipare të theksuara, që ngjante si e dalë nga ndonjë pikturë e Egon Schiele-s, por duke ia uruar sot ditën e lindjes, uroj megjithë zemër që të gjithë fëmijët me aftësi të veçanta, të kenë këmbënguljen, forcën dhe kurajon e saj për të fluturuar lart. Si vajza me të folurën prej zogu, që asnjëherë nuk u tut mes burrash e djemsh dhe i bëri vend vetes me forcën e shembullit të saj