Euroра nis lehtëѕimin e maѕave, javen tjeter hapje në keto ѕhtete

_

Shtetet si Italia, Gjermania dhe Franca kanë paralajmëruar lehtësimin e masave kufizuese gjatë muajit dhjetor. Kryeministri Italian, Giuseppe Conte shprehet optimist për hapjen e shkollave si dhe zgjerimin e aktivitetit për bizneset.

“Ne jemi duke punuar për të lëvizur midis rajoneve në Krishtlindje, dhe nëse vazhdojmë kështu nuk do të kemi më zona të kuqe në fund të muajit . Sidoqoftë, do të jenë të nevojshme masa të afatizuara. Përndryshe, ne rre zikojmë të përsërisim 15 Gushtin dhe nuk mund ta përballojmë atë. Me kancelaren Merkel dhe presidentin Macron po punojmë për një protokoll të përbashkët europian.”

Ndërkohë, krerët e shteteve federale në Gjermani kanë rënë dakord për një strategji të re ndaj Co vid-19 që synon lehtësimin masave për fundvitin dhe muajin janar. Pasi u kundërshtua me protesta në përpjekjen e saj për të inte nsifikuar disa aspekte të bllokimit të Gjermanisë, Merkel u vuri barrën udhëheqësve rajonalë që të krijojnë një koncept mbi të cilin të gjithë mund të bien dakord.

Të hënën, Franca raportoi numrin më të ulët ditor të infe ksioneve CO VID-19 që nga 28 shtatori ndërsa bizneset tashmë presin fjalimin e presidentit Emmanuel Macron. Në mbrëmje, kreu i shtetit pritet të njoftojë një zbutje të rregullave kufizuese