–




heryl Dodd është 37 vjeçarja e cila I thërret fëmijët e saj “Fëmijët magjik” për një arsye shumë të fortë dhe domethënëse. Ku ajo ishte vetëm 19 vjeç u diagnostikua nga mjeku me sindromën policistike të vezores. Kjo sëmundje është një është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese. Karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta, te rralla apo edhe me nivele të larta të hormoneve mashkullore.
Si rrjedhojë një grua që vuan nga këto çrregullime ka problem për të ngelur shtatzënë. Cheryl pasi ndoqi trajtime të shumta të cilat nuk funksionuan dhe mendoi të adoptonte fëmijë së bashku me bashkëshortin e saj Neil Sutton kjo si një zgjidhje e fundit për shkak të problemit që po kalonte. Dy vite më vonë ndodhi dhe mrekullia pasi ajo bëri një test shtatzënie dhe çuditërisht rezultati doli pozitiv. Cheryl Dodd e cila për moment është beqare ka 15 vite që është shumë e shëndetshme dhe nuk merr asnjë mjekim. Ajo tashmë është mamaja e jo një por pesë fëmijëve të ardhur në jetë në mënyrë natyrale.
Me anë të trajtimit, shumica e grave me PCOS janë në gjendje të mbesin shtatzënë. Ky problem prek rreth 10% të grave. Zonja Dodd u diagnostikua në moshën 19 vjeçare jo se pati shqetësime por sepse ishte duke u munduar të kishte një fëmijë dhe dëshira nuk po I plotësohej. Pas trajtimeve të shumta mjekët i thanë se ajo kurrë nuk do të ishte në gjendje të konceptonte një fëmijë në mënyrë të natyrshme. Ilaçet që jepen kanë si funksion ardhjen e periodave në mënyrë të rregullt por ato nuk funksionuan për Cheryl.
Si fillim ishte një shok sepse dhe motra e saj Freda kishte patur të njëjtin problem. Por kur ajo zbuloi se ishte shtatzënë tha se nuk kishte bërë asnjë gjë nga normalja, nuk kishte përdorur ilaçe dhe asgjë tjetër që të mund ta ndihmonte.
Pas kësaj erdhën dhe katër fëmijët e tjerë sepse ajo gjithmonë ka dashur të jetë mamaja e 5 fëmijëve. Mrekullitë ekzistojnë në të vërtetë dhe akoma më shumë për personat që kanë gjithnjë besim



