E rëndë, 10-νjeçari bie nga kati i tretë i hotelit

Një n gjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonë e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Sipas informacioneve nga policia, një fëmijë 10-vjeçar nga Polonia ka dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i ballkonit të hotelit ku ndodhej me pushime me familjen.

Fëmija është transportuar me urgjencë drejt spitalit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksi dentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital”, bën me dije policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të n gjarjes.