E “mаrroѕur” раѕ… / Теа e “Përputhen” zbulon emrin e personit që e mban në mur në shtëpi

Personazhet e njohur zakonisht influencojnë tek pjesa tjetër e shoqërisë. Këta të fundit, shpesh përpiqen që të ndjekin stilin e jetesës të preferuarit të tyre.

Madje nuk ngurrojnë që të bëjnë dedikime për ta apo t’i ndjekin nëpër koncerte. Por ka edhe nga ata që e shprehin admirimin e tyre ndaj një personazhi të famshëm duke “gdhendur” në trup portretin e tyre.

Kjo temë u diskutua këtë të mërkurë në emisionin “Shqipëria Live”, ku një ndër të ftuarat ishte Tea Trifoni, një nga vajzat më të preferuara nga publiku në reality-shown “Për’Puthen”.

Fillimisht Tea tha se ndihet tepër e lumtur e i është mirënjohëse njerëzve për mbështetjen e tyre, edhe pse ajo ka vetëm pak muaj që është bërë e njohur nga publiku i gjerë.

“Ndihem çuditshëm pasi ka ardhur në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë intensive. Njerëzit marrën kohë nga koha e tyre për të më dedikuar mua diçka. Kam vënë re se fansat e mi më mbrojnë me mirësjellje. Me disa nga vajzat që kanë funpage në rrjetet sociale flas me ta”, tha Tea.

Ndërkohë e pyetur nëse ajo ka patur dikë që e ka pëlqyer shumë, Tea tha po dhe ka qenë këngëtari i famshëm Justin Bieber.

“Dikur kam qenë unë në postin e fansave të mi. Kur kam qenë adoleshente kam qenë e fiksuar pas Justin Bieber. Te shtëpia e fëmijërisë kam posterat e tij”, shtoi 21-vjeçarja.