Policia Rrugore ndëѕhkon ѕhoferët e padiѕiplinuar: Gjobitet kuѕh qëndron në anën e majtë të rrugës

Ndodh shpesh që në rrugët e vendit të shikojmë automjetet që qëndrojnë në anën e majtë të rrugës, kur edhe pasi kanë kryer parakalimin nuk kalojnë në korsinë e djathtë, sikurse parashikohet në Kodin Rrugor.

E për të disiplinuar këtë shoferë të pabindur, Policia Rrugore e Tiranës ka nisur ndëshkimin në terren.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë janë vendosur 148 gjoba vetëm për këtë shkelje, mospozicionimin në anën e djathtë të karrexhatës.

Pas manovrës së parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë!

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 10 mijë Lekë deri në 30 mijë Lekë. /tvklan.al