“S’do bëhesh kurrë njeri”/Mamaqi mesazh mësueses: Mësoj të tjerët të kenë sukses

Këngëtari, aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi, i cili së fundmi është kthyer në një folës motivues për njerëzit.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale me rastin e 1 qershorit, ku i drejtohet mësueses së klasës 8-vjeçares, që i tërhiqte vëmendjen pasi nuk ishte mirë me mësime.

Ermal Mamaqi thotë se ai tashmë ka 200 punëtorë, 9 kompani dhe i mëson njerëzve si të bëjnë sukses, pikërisht duke mos dëgjuar njerëz si ajo mësuese.

“Një zysha ime e 8-vjeçares me thoshte “Ti Mamaqi nuk ke për tu bërë njeri, s’ke për të bërë asgjë në jetën tënde”. Kam 200 punonjës, kam 9 kompani dhe i mësoj njerëzit që të kenë sukses duke mos dëgjuar njerëzit si ty”-,thotë Ermali./Opinion.al