Kush kritikon jetën tënde, nuk është hiç e kënaqur me jetën e vet

Fatkeqësisht, zilia dhe ligësia njerëzore nuk njohin kufij. Shumë shpesh, njerëzit flasin, gjykojnë dhe kritikojnë jetën dhe vendimet e të tjerëve pa i pyetur askush, vetëm për të lënduar. Si të përballeni me këtë lloj kritike?

Në përgjithësi njerëzit flasin për jetën e të tjerëve pasi janë të pakënaqur me jetën e vet. Ata janë njerëz që jetojnë një konflikt të brendshëm dhe vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Sidoqoftë, edhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, kritika e tyre e vazhdueshme, me kalimin e kohës, mund të na dëmtojë shpirtin.

Kur ata sillen në këtë mënyrë ne mund t’u shpjegojmë se po bëjnë një gabim serioz ose thjesht mund të largohemi. Distancimi nga disa lloje njerëzish është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin tonë emocional.

Ajo që njerëzit ziliqarë dhe të pakënaqur mendojnë për ne nuk është absolutisht ajo që ne jemi në të vërtetë dhe nuk duhet të lejojë, në asnjë mënyrë, të na bëjë të dyshojmë. E tyrja është një pamje e shtrembëruar e realitetit, e krijuar nga mendja e tyre. Ata nuk dinë asgjë nga jeta jonë, përveç vetëm emrit tonë.

Ne duhet të filtrojmë ato që na thuhen dhe të mësojmë të veçojmë informacionin konstruktiv dhe atë destruktiv. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të ndihemi mirë, pra kur të ndalemi së shqetësuari për gjykimin dhe mendimin e të tjerëve.

Ne duhet të rrethohemi me njerëz që me të vërtetë na duan. Njerëz të sinqertë që respektojnë idetë dhe zgjedhjet tona, duke na mbështetur. / meb.al