Nga sot Shqipëria pa qese plastike, qytetarët dhe marketet të ndaluar рërdorimin e tyre, gjobat e “kriрura” që rrezikojnë të marrin

Nga dita e sotme, 1 qershor, komsumatorët dhe hsitësit e kanë tëndaluar të përdorin qesen e plastikën në supermarkete.Sipas këtij ligji, supermarketet, dyqanet e kanë të ndaluar që të japin qese plastike për klientët, në të kundërt do të gjobiten.

Konsumatorët që shkojnë në markete do të duhet që të marrin me vete edhe trajsat, në të kundërt duhet që t’i blejnë aty kundrejt një çmimi shumë herë më të shtrenjtë se qeset plastike.

Sipas ligjit çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, dënohet me gjobë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) Lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Nëse shkelja është e ripërsëritur gjoba shkon në 1.5 mln Lekë dhe dënohet me revokimin e lejes dhe licencës së prodhimit të qeseve.

Projektligji për ndalimin e qeseve plastike u dërgua në parlament para 2 vitesh duke parashikuar për herë të parë gjoba për bizneset dhe qytetarët.

Pavarësisht afatit të vendosur, ligji u dërgua me vonesë në Kuvend për t’u miratuar dhe data 1 tetor e vitit 2020 u vendos si afati i ri për të zbatimin e nismës, e cila sërish nuk u përmbush.

Në Shqipëri çdo ditë prodhohen 198 ton mbetje plastike. Edhe sipas të dhënave të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve 2010-2025 nga Komisioni Evropian dhe Qeveria shqiptare, në Shqipëri prodhohen 198 tonë në ditë mbetje plastike me densitet të ulët dhe 111 ton në ditë mbetje plastike me densitet të lartë.