Mbërrin në Ѕhqipëri truрi i рajetë i Вujar Nishanit, nderohet nga forcat e policisë në kufi

Momenti kur arkemorti i ish-Presidentit Bujar nishani kaloi ne piken kufitare te Morines
Trupi i pajetë i ish-Presidentit Bujar Nishani mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në atdhe. Makina e arkëmortit të ish-Presidentit kaloi pikën kufitare të Morinës ku në një ceremoni të improvizuar forcat policore të kufirit nderuan Bujar Nishanin.

E shoqëruar me polici, makina që mbante arkëmortin u nis drejt Tiranës. Arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Homazhet do të zhvillohen për dy ditë me radhë.

Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 të enjten, për ta përcjellë më pas në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Pas orës 12:00 arkëmorti me trupin e ish-Presidentit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri në urën që kryqëzon unazën me bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’u nisur më pas drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia mortore me fjalime lamtumire.

Bujar Nishani ndërroi jetë teksa po kurohej në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij të shtunën.

Për ndarjen e tij nga jeta pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.