E zbulon moderatorja / Ja kur pritet të nis “Big Brother VIP 2”..

Moderatorja, Arbana Osmani, tashmë është në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe ka më pak kohë se zakonisht për ndjekësit e saj. Arbana ka publikuar një pyetësor në rrjetin
social “Instagram”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ndër të tjera
ishte edhe një pyetje për programin që ajo moderon që disa vite.

“Të bëj atë pyetjen që ke një jetë që e
dëgjon?”, ka shkuar një ndjekës i cili kërkon të dijë se kur do të nisë reality-show
“Big Brother VIP 2”.

Prej kohësh Arbana ka bërë me dije se programi
do të nis në dhjetor, ndërsa nuk ka dhënë një datë të saktë. Edhe këtë herë ajo
nuk ngurroi t’i përgjigjet pyetjes.

“Në fund dhjetori kemi thënë pra”, shkroi Arbana duke qeshur.