Sabri Fejzullahu për bashkëshorten: Kurrë s’ia kthej fjalën, jam munduar me mish e shpirt mos ta lëndoj

Sabri Fejzullahu padyshim është një nga emrat më të kërkuar në estradën shqiptare.

Së fundmi, i ftuar në ATV, përveç muzikës ka folur edhe për familjen e tij, veçanërisht bashkëshorten, Nerën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këngëtari është shprehur se kurrë nuk ia ka kthyer fjalën bashkëshortes së tij, nuk ka dashur ta lëndojë kurrë.

“Nerës një mijë herë falemnderit. Kurrë nuk ia kam kthyer fjalën, jom mundu mos me ia lëndu shpirtin”, u shpreh Fejzullahu.

Ndryshe, Sabriu dhe Nera kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulëzën./Reporteri.net/