Nëse keni shpesh dhimbje koke, energji të ulët dhe pagjumësi, filloni të konsumoni sa më parë këto ushqime!

Shumica prej nesh mendojnë se këto simptoma janë rezultat i punës së madhe. Por ato gjithashtu mund të shkaktohen nga nivele të ulëta të magnezit dhe vitaminës K në trupin tuaj.

Çfarë duhet të konsumoni në të tilla raste?

Magnez

Përfitimet:

Magnezi është i përfshirë në të paktën 300 reaksione të ndryshme kimike në trupin tonë. Kjo ndihmon konvertimin e ushqimit në energji dhe krijimin e proteinave të reja nga aminoacidet. Kjo është arsyeja pse përdoret për të lehtësuar ankthin, stresin dhe për të luftuar lodhjen.

Magnezi mund të parandalojë dhimbje koke të shpeshta dhe madje të ndihmojë në trajtimin e migrenës. Mungesa e saj ul nivelet e serotoninës, shkakton që enët e gjakut të ngushtohen dhe ndikon në funksionimin e neurotransmetuesit.

Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në depresion dhe pagjumësi.

Burimet

Këtu janë burimet kryesore për të marrë dozën tuaj të përditshme të magnezit:

Spinaqi
Arrat
Orizi kaf
Bukë
Peshk
Mish
Avokado

Vitamina K

Përfitimet

Vitamina K sintetizon proteinat të cilat janë thelbësore për gjakun dhe për të ndaluar gjakderdhjen. Një mangësi mund të shkaktojë bruhje të tepërt ose gj akderdhje.

Përfitime të tjera të vitaminës K që janë propozuar por nuk janë vërtetuar plotësisht shkencërisht përfshijnë mbrojtje nga kalcifikimi i arterieve dhe valvulave dhe një rrezik i reduktuar i sëmundjes së Alzheimerit dhe kancerit të prostatës.

“Bashkëpunon” me vitaminën D për të çuar kalcium në eshtra dhe për t’i bërë kockat më të forta. Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të çojnë në një rritje të rrezikut të thyerjeve.

Burimet

Sasia e rekomanduar ditore (RDA) për vitaminë K ndryshon në varësi të moshës, gjinisë dhe peshës. Megjithatë, një udhëzues i thjeshtë për të rriturit (marrë nga NHS e Britanisë së Madhe) është 0.001mg vitaminë K për çdo 1 kg (2.20 kg) të peshës trupore.

Këtu janë burimet kryesore për të marrë dozën tuaj të përditshme të vitaminës K:

Erëza të tilla si trumzë, majdanoz, koriandër, borzilok
Perimet me gjethe jeshile si kale, spinaq, zarzavate etj.
Sallatë me selino
Lakra e brukselit, brokoli dhe lulelakër.
Erëza të tilla si piper i kuq, paprika, pluhur djegës dhe kerri.
Burime të tjera të mëdha: Asparagu, kopër, turshi, soje, vaj ulliri dhe fruta të thata.

Sigurohuni që të kërkoni këshilla nga mjeku juaj para marrjes së shtojcave të magnezit dhe vitaminës K, pasi përdorimi i tepruar i vitaminës dhe mikroelementit mund të shkaktojë efekte anësore dhe të ndërveprojë me barna të tjera.

Ja kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e kokës

Dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave vjen ajo janë të ndryshme.

Edhe pse shpesh dhimbjet e kokës kanë si burim stresin dhe ankthin, ka disa raste të rralla kur ato janë shenjë e një sëmundjeje të rëndë.

Nga se shkaktohet më shpesh dhimbja e kokës?

Më poshtë, do të sjellim lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës dhe arsyet pse shkaktohen ato.

Dhimbje koke nga tensioni

Shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së kokës është tensioni. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo lloj dhimbjeje prek rreth dy të tretat e të gjithë meshkujve dhe rreth 80% të të gjitha grave në vendet e zhvilluara.

Kjo lloj dhimbjeje zakonisht është ndier si dhimbje e shurdhët në të dy anët e kokës, ose si një ndjenjë e të pasurit të një rripi të ngushtë rreth ballit. Ato zakonisht shfaqen rreth kohës së stresit, mund të vijnë nga lodhja dhe nganjëherë nga një lexim i zgjatur. Dhimbjet e kokës nga tensioni mendohet se janë për shkak të shtrëngimit të muskujve të qafës.

Si mund ta trajtojmë këtë lloj dhimbjeje?

Aspirina ose paracetamoli, zakonisht çlirojnë dhimbjet e kokës që shkaktohen prej të tilla shkaqeve. Dushet e nxehta dhe masazhet gjithashtu mund të ndihmojnë, por vuajtësit kronikë duhet të kenë kujdes që të mos bëhen shumë të varur nga përdorimi i këtyre lehtësuesve apo liruesve të dhimbjeve dhe të gjejnë mënyra se si të çlodhen dhe të shmangin stresin.

Dhimbje koke nga sinuset

Dhimbjet e kokës nga sinuset janë një problem i zakonshëm për shumë njerëz, veçanërisht kur kanë të ftohur ose grip. Një rëndesë koke ose dhimbje që fillon nga sytë, ose në të dyja anët e hundës, janë simptomat e zakonshme për këtë dhimbje. Dhimbja zakonisht është më e keqe, kur koka është e kërrusur para.

Dhimbje nga migrena

Migrena është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së kokës, që ndikon në 6-8% të meshkujve dhe 15-18% të grave çdo vit. Ky problem është menduar të jetë për shkak të ndryshimeve në rrjedhjen e gjakut në tru.

Dhimbjet e kokës shpesh janë therëse, të njëanshme, të shoqëruara me përzierje dhe të vjella. Nëse keni migrenë, shtrihuni në një vend të errët, të qetë.

Dhimbjet e forta të kokës

Të ngjashme me migrenën janë dhimbjet e forta të kokës. Këto dhimbje janë të njëanshme, zakonisht rreth syrit. Ato janë një lloj i rrallë i dhimbjes së kokës, që ndikojnë më shumë te meshkujt sesa te femrat. Ato mund të vijnë edhe si rezultat i përdorimit të alkoolit.

Kur duhet të shkoni te mjeku

Nganjëherë, një dhimbje koke mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Kontaktoni mjekun nëse keni ndonjë nga shqetësimet e mëposhtme:

Filloni të keni dhimbje koke të rregullta dhe jeni 50 vjeç ose më tepër.

Keni një dhimbje të papritur koke që mund të jetë e shoqëruar nga një dhimbje e fortë qafe.

Keni një dhimbje koke konstante, që gradualisht është duke u përkeqësuar me kalimin e ditëve ose të javëve.

Keni dhimbje koke të rëndë që është e shoqëruar nga ethe, të përziera ose të vjella, që nuk janë të lidhura me një sëmundje tjetër.

Keni dhimbje koke të lidhur me të qenët në gjendje përgjumjeje, konfuzioni ose humbje memorieje.

Keni një dhimbje koke si shkak i dëmtimit të kokës.

Keni dhimbje koke të lidhur me humbjen e ndjesisë.

Zhvilloni një dhimbje koke që është e lidhur me konvulsionet.