Këngëtarja e famshme habit ndjekësit me postimin e fundit në “Instagram”. Do habiteni nga fotot e saj!

Këngëtarja e famshme, Madonna, i ka habitur miliona përdoruesit e “Instagram”-it me postimin e saj të fundit të çuditshëm.

Nëna e gjashtë fëmijëve ndau një video të saj duke veshur një copë të plotë dantelle ndërsa frynte një tub nargjile.

Në fytyrë kishte vendosur një maskë të çuditshme dhe i zbulonte vetëm sytë. Ndërkohë u shfaq e veshur me një xhaketë të zezë Balenciaga dhe duke tundur një bisht të gjatë në ngjyrë platini.

Nga ana tjetër, pipa verbuese e nargjileve portokalli është në pamje të plotë në video. Në fakt, Madonna së fundmi u ndalua të transmetonte drejtpërdrejt në “Instagram” pasi u zbulua se ajo po shkonte kundër udhëzimeve të komunitetit.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu foto të saj duke lëvizur në një shtrat. Duke ndërmarrë veprime, “Instagram” hoqi një foto të yllit sepse një pjesë e gjoksit të saj po dukej, duke shkelur rregullat e faqes për lakuriqësinë.