Nga nesër do të rritet çmimi i vajit dhe bukës

Në Maqedoninë e Veriut afati për disa nga masat kundër krizës përfundon të mërkurën, pas së cilës pritet rritje shtesë e çmimit të produkteve ushqimore bazë.

Sipas informacioneve të Sitel, vaji për gatim pritet të shtrenjtohet për 7 denarë, kurse buka për 2 denarë. Qumështi do të shtrenjtohet së paku 3 denarë, ndërsa një pako vezë dhe një kilogram oriz do të shtrenjtohen së paku për 5 denarë.