“Ke kriju këngë ѕ*kѕiste”, Besniku i 2po2 përрlaѕet me Zana Avdiun: Ti nuk ke lidhje me rep

Besniku Canolli i është kundërpërgjigjur analistes Zana Avdiu, duke i thënë asaj që ajo nuk ka lidhje me “muzikën rap” dhe se nuk e njeh këtë zhanër.

“Aty nga dy zojat njëra është që e njeh repin dhe e ka lexu dhe e kuptu repin. Edhe është njëra që nuk ka lidhje me këtë punë. Është komplet ‘out’ dhe ajo më shumë shpreh urrejtje ndaj neve reperave se sa reperat në këngët e tyre”, ka thënë Besniku në T7.

Kjo ka nxitur një debat të Zanës që i ka thënë Besnikut që edhe ai ka një këngë me Capital T që është “se ksiste”.

“Ti nuk e dinë çfarë është se ksizmi”, ka thënë Zana dhe kjo ka shkaktuar replikën e Besnikut që ka thënë se ai e di çfarë është seksizmi.

“Ti na quajte të padijshëm por ne jemi më të dijshëm se ti”, ia ka kthyer ai analistes Avdiu.

Sipas Canollit një pjesë e femrave që vrapojnë pas “politikanëve, bandave dhe kri minelëve, etj”.

“Se ksizmi është stigmatizimi i grave, gjë që në atë kangë le që objektifikohet, le që stigmatizohet, le që paragjykohet në të gjitha format e mundshme”, ka thënë ajo.

Tutje, në elaburimin e tij, Besniku ka folur për “të mirën e keqe” derisa lideri i 2po2 ka thënë se “rasti i vr asjes nuk ka të bëjë asgjë me muzikën rep”.