Gafat e saj bëhen virale në rrjetet sociale, Rudina: Më pëlqen të bëj njerëzit të qeshin

Rudina Magjistari është një prej moderatoreve televizive që njihet gjerësisht për gafat që bën. Ndonjëherë aq të mëdha sa e korrigjojnë në studio të ftuarit e saj.

Gafat e saj bëhen shpesh virale në rrjetet sociale dhe të gjithë qeshin e bëjnë shaka me ato që thotë.

Në lidhje me këto gafa që ajo bën në mënyrë të vazhdueshme ajo është pyetur gjatë një emisioni televiziv. Kur Rudina u pyet për gafat e saj që bëhen virale në TikTok dhe njerëzit qeshin me të ajo tha:

Qeshin sepse ndoshta se unë kam dëshirë që t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen që të them batuta. Më pëlqen që të bëj ndonjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen që t’i ngacmoj të ftuarit, nganjëherë edhe mund të ngatërrohem si çdo njeri në këtë botë.

12 vite para ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Ti ndodh ndonjëherë që ngatërrohesh?