“Vjehrri dhe νjehrra kanë ѕhkelυr ligjin duke filmυar nυѕen e djaΙit që tradhton”

Filmimi i 20-vjeçares në Librazhd që u kap nga vjehrrit duke tra dhtuar burrin ka bërë xhiron e mediave online gjatë ditëve të fundit.

Reagimet dhe komentet ishin të shumta. Por përveç gjestit moral të 20-vjeçares, pati edhe kritika për nxjerrjen në publik të materialit dhe filmimit të vajzës nga vetë vjehrrit e saj.

Aktivistja dhe juristja Desantila Vatnikaj, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, thotë se vjehrrit kanë kryer shkelje ligjore me veprimin e tyre, duke filmuar nusen e djalit dhe më pas që kanë publikuar videon.

Desantila Vatnikaj: Presim që të fokusohet diçka dhe të dali nëpër portale.

Blendi Fevziu: Kjo është karakteristika tipike e shoqërive jo të emancipuara sa duhet, jo linçuese.

Desantila Vatnikaj: Ne e lokalizojmë problemin vetëm në Librazhd, ndërkohë që ky është një problem i të gjithëve ne, është problemi ynë. Nuk është problemi i vetëm kësaj vajzës që ka ndodhur ky lloj fenomeni, është problem i yni. Problem i shoqërisë sonë që vjen nga arsye ekonomike, arsimore etj. Jemi shoqëri linçuese, fenomenet janë aty çdo ditë. Nuk publikohen, por ndodhin. Ka ndodhur ky rast që është publikuar, por kushedi sa raste të tjera ka që janë të papublikuara.

Linda Pano: Ka raste të tjera më të t merrshme që kanë për funduar me v rasje.

Desantila Vatnikaj: E gjitha kjo që ka ndodhur nga prindërit e djalit, vjehrri dhe vjehrra e vajzës, është kundravajtje penale, është shkelur neni 121 i kodit penal, filmimi. Ne nuk i shohim fare këto, merremi direkt kjo ka bërë gabim.

Blendi Fevziu: Gjykimi kryesor i është bërë vajzës nga shoqëria.

Desantila Vatnikaj: Ne jemi shumë të mirë për të bërë gjykime publike dhe për të vënë në shënjestër fenomene të tilla. Duke harruar që problemit duhet t’i shkosh në gjenezë, ta trajtosh…

Blendi Fevziu: Cili është problemi në gjenezë?

Desantila Vatnikaj: Problemi është i atyre dy individëve që kanë hyrë në martesë. Martesa është ndërmjet dy bashkëshortëve, të gjitha problemet zgjidhen mes tyre. Nëse do ishte e nevojshme që kjo video…

Blendi Fevziu: Si mund të ketë martesë që njëri ikën 2 vjet apo..?

Desantila Vatnikaj: Ata i kanë detyrimet dhe të drejtat me njëri-tjetrin nëse çështja do shkoj deri në gjykatë dhe atëherë ti ke të drejtë që në mbrojtjen tënde kur kërkon di vorcin të thuash unë kërkoj divorcin për arsye se jam i trad htuar nga kjo zonjë, janë video për gjykatë. Nuk janë për t’u publikuar në këtë lloj forme. /tvklan.al