“Dola nga dritarja e thуer”- Fëmija që i shрëtoi ѕulmit në ѕhkollë tregon momentet e t merrit: U fsheha роѕhtë tavolinëѕ, autorin e shihja dhe…

Një 9-vjeçar, i cili i mbijetoi sulmit në një shkollë në Teksas, ku u v ranë 21 persona, mes tyre 19 fëmijë ka treguar momentet e t merrit. Në një intervistë për CNN, ai është shprehur se personi i armatosur qëlloi disa herë në klasën e tij, pasi nuk mundi që të futej dot brenda, sepse dera ishte mbyllur nga mësuesi.

“Ai qëlloi mësuesin dhe një shok klasë”, tregon Daniel, i cili rrëfen se mbijetoi vetëm pasi “u fsheh poshtë një tavoline”.

“Unë ende mund ta shihja fytyrën e tij,” tha djali, që tregoi se për t’i shpëtuar sulmit doli nga një dritare, xhami i të cilës ishte thyer.

Por kushërira e tij, Ellie Garcia, ishte në një klasë tjetër. Ajo ishte një nga 19 fëmijët dhe dy mësuesit e vr arë në su lmin më të rëndë në shkollë në dekadën e fundit.

Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas ka përcaktuar një afat kohor të të shtënave të së martës, duke treguar se personi i armatosur ishte në një klasë me nxënësit për më shumë se një orë para se të qëllohej dhe v ritej nga një ekip i reagimit taktik të Patrullës Kufitare.

Oficerët mbërritën në shkollë brenda pak minutash, por komandanti në vendngjarje vendosi të priste më shumë se një orë për përforcime, edhe pse fëmijët e mbyllur brenda dhomës me personin e armatosur thirrën 911 dhe iu lutën policisë për ndihmë.

Me kërkesë të kryebashkiakut të Uvalde, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se do te kryeje një hetim mbi rrethanat që lidhen me të shtënat me arme ne shkolle.