Ina Kollçaku: Vajza nga Librazhdi ѕ’ka faj, kishte dy vite рa u takuar me burrin

Ina Kollçaku ka zbuluar disa detaje të reja lidhur me n gjarjen e Librazhdit, ku vajza u kap duke traаdhëtuar bashkëshortin nga vjehërrit.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se e kanë kontaktuar familjarë të vajzës, të cilët i kanë kërkuar ndihmë.Ajo ka sqaruar se vajza është 21 vjeçe dhe i fejuari jeton në Angli prej 2 vitesh. “Mua personalisht më kanë kontaktuar familjar të vajzës, donin ndihmë psikologjike dhe ligjore. Konkretisht, kushërinjtë e vajzës që jetonin jashtë.

Unë i kam lidhur me organizata, se vetë nuk mund ta bëj dot një gjë të tillë.Dua të theksoj që vajza është 21 vjeç dhe jo 23 siç u tha nga disa media. Ajo nuk e ka takuar kurrë personin prej dy vitesh dhe e kishin marrë si shërbëtore për mamin dhe babin”, tha ndër të tjera Ina.

Kujtojmë që nga informacionet e dhëna nga familjarët e të vajzës dhe psikologët që po e trajtojnë se gjendja psikologjike e saj është shumë e vështirë. Pjesa më e madhe e tyre dyshojnë se ka një mundësi shumë të madhe që të kryejë ndonjë lëvizje të gabuar, nëse nuk do të marrë një ndihmë të menjëhershme.

Pas videos që është bërë virale, familjarët e djalit kanë njoftuar familjarët e vajzës të cilët kanë shkuar në shtëpi dhe ka qenë babai i saj i cili e ka rrafur. Për shkak të kësaj vajza është detyruar t’i drejtohet spitalit të Librazhdit për mjekim.