Iliri zbulon detaje nga daѕma në Shqiрëri: E mora nuѕen me taksi, раѕtaj ecëm mes plazhistëve

Këtë fundjavë u mbajt dasma e fituesit të BBV Ilir Shaqiri dhe gruas së tij nga Italia. Çifti iu drejtua altarit këtë të shtunë. Fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip zgjodhi një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës.

Balerini i njohur ka zbuluar sot në një emision televiziv se e shoqja dhe vajza e tyre, Emily, nuk dinin asgjë në lidhje me dasmën. Sipas tij, e gjitha ishte një surprizë për ta.

Bashkëshortja e fituesit të “Big Brother VIP” u shpreh se ai e kishte ‘gënjyer’ duke i thënë se do të shkonin në Shqipëri për një festë të televizionit shqiptar.

“Unë e mora nusen me taksi. Ishim në një cep të parkimit duke rregulluar fustanin. Emanuela dhe Emily nuk do të hynin të hoteli që të kuptonin se ishte dasme. Plani ishte menduar mirë.

Kur Ami dha ‘ok’ për të hyrë, ne duke ecur në mes të plazhistëve duke shkuar tek altari. E aty u mor vesh gjithçka”, tha Shaqiri.