Pyetja e të gjithë rrjetit: Pse nuk ishte Sabiani në dasmën e Ilir Shaqirit?

Në privatësi të plotë, pa lajmëruar dhe pa e bërë publike, Iliri dhe Emanuela u gjendën në Durrës mbrëmjen e kësaj të shtune për të kurorëzuar me një ceremoni të bardhë dashurinë e tyre më shumë se 20-vjeçare.

Mes gjithë të ftuarëve, miqve dhe të afërmve që mbrëmë dhe sot kanë publikuar në profilet e tyre momente nga dasma, duket se pjesa tjetër e rrjetit, kërkonte me ‘zoom’ mes fotove e videove një personazh: Sabianin. Që mungoi në dasmë… Por ishte në ‘rrjet’, meqenëse postoi një foto me të birin nga plazhi në Dhërmi.

Krisja e miqësisë në fakt, nisi pak javë më parë, sidomos pasi Sabiani deklaroi në “Më lër të flas” me Donaldin dhe Romeon, se miku i tij e ka përdorur dhe ka përfituar prej tij.

Në fakt, nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Ilirit, i cili, në një intervistë ekskluzive për Class, foli edhe për këtë marrëdhënie, e cila, për fat të keq, nuk u forcua pas BBV ashtu siç pritej:

Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt.

Nuk dihet nëse Iliri i ka bërë ftesë për dasmë mikut të tij më të mirë të Big Brother, por sido që të jetë tashmë raporti i tyre, për Ilirin, ata të dy “i kanë dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë”.

Po rrjeti? Epo e ka vënë re mungesën e Sabianit, madje ka vënë re edhe tavolinën “Big Brother” në dasmë, kush ishte dhe kush nuk ishte. Por asgjë nuk ndryshon. Në fund të fundit, Monika e tha në postimin e saj të fundit: “gjithçka është e përkohshme”.

Apo nuk e kishte për dasmën e Ilirit?