Historike, Evangjelia Veli shpallet kampione Evrope në peshëngritje

Evangjelia Veli ka arritur një rezultat historik ditën e sotme pasi është shpallur Kampione Evrope në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg në Kampionatin Europian të Peshëngritjes.

Peshëngritësja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), ndërsa në shtytje mori medalje argjendi.

Shqiptarja realizoi të tre provat duke ngritur 91, 93 dhe 95 kilogramë, të cilat i siguruan vendin më të lartë në podium në këtë stil, ndërsa la pas me një kilogram më pak Konotop të Ukrainës dhe Sterck të Belgjikës.