




Reshje breshëri janë regjistruar ditën e sotme pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Megjithatë, më së shumti ka pasur në zonën e Korçës. Banorët e disa fshatrave në Korçë ankohen se breshëri u ka prishur të mbjellat.





Dukuritë natyrore është e pamundur t’i ndalosh, por në momentin që ndodhin, fermerët harrohen edhe nga pushteti vendor dhe ai qëndror, duke mos u ardhur në ndihmë.
Bujqësia është e vetmja që u jep të ardhura, prandaj dhe shkatërrimi i të mbjellave nga breshëri është e rëndë për ta.