Sabiani jo, por ja kush nga banorët e BBV dhe VIP-at e tjerë ishin dje në dasmën e Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar ditën e sotme dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit.

Siç e ka treguar dhe më parë balerini ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës teksa janë bekuar nga kryetar i bashkisë Erion Veliaj.Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.

Deri më tani burime për ‘PanoramaPlus’ bëjnë të ditur se pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë familjarë të çifit, disa prej ish-banorëve të “BBVIP” si mikesha e tij Arjola Demiri, Arbër Sulstarova, Sheila Haxhiraj, Valon Shehu, Ardit Cuni, Meridian Ramçaj.

Gjithashtu dhe disa prej personazheve të njohur si Arbana Osmani dhe partneri i saj, Ermal Mamaqi i cili së bashku me Amin i kanë bërë dekorin e dasmës.

Aktori i humorit Irgen Cela, Armina Mevlani, Rovena Dilo ishin pjesë e ceremonisë martesore. Fifi, Dj Pm dhe Dagz, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja nuk ishin të pranishëm. Mirëpo deri më tani nuk kemi parë asnjë postim nga Sabiani dhe për habinë e të gjithëve ai nuk ishte në dasmën e atij që deri dje e quante “vëlla”.