“Çmendet” moti, rrebeshe shiu dhe breshër (FOTO)

Moti ka marrë një kthesë ditën e sotshme nga dielli dhe temperaturat e larta në rrebeshe shiu dhe breshër.

Bëhet me dije se breshëri ka goditur një pjesë të juglindjes së vendit. Breshër ka rënë në fshatrat e njësisë administrative Pojan.

Në këtë stinë, breshëri ka dëmtuar kulturat bujqësore. Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.