“Sa i trishtë ky mëngjes!”, Agron Llakaj në zi, zgjohet me humbjen e madhe

Aktori i humorit, Agron Llakaj ka reaguar i tronditur pas lajmit të hidhur të ndarjes së parakohshme nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Enea Zhegu, i cili mbahet mend nga të gjithë me rolin e ‘Tomkës’.

Llakaj mes dhimbjes së madhe kujton kohën kur të dy kanë qenë bashkë në shkollë dhe zemrën e tij të madhe që bënte gjithçka për shoqërinë.

“Enea i dashur ! Sa i trishte ky mengjes…,i hidhur dhe i zi,lajmi se ti ke nderruar jete me tronditi dhe me ka shkaktuar dhimbje te madhe.Sa shume te kane njohur e te kane dashur,per talentin dhe per njeriun qe ishe.

Publiku te identifikon me Tomken dhe ashtu te therret edhe sot ,Ty simbolin e femijerise ne cdo enderr femije ne breza. Kurse une, sdo harroj kurre,shokun e kursit tim Enea, te kujdesur e te dhemshur, ate vrapin tend neper dyqane e magazina te Tiranes per te me siguruar ndonje ushqim te vecante kur une do ikja per ne Memaliaj te femijet e mi, se une isha i vetmi ‘baba’ ne kurs, kujdesin e te gjithe shokeve te kursit nuk do e harroj por mbeshtetjen tende te vecante kurre!

Ti rrebeli dhe capkeni i asaj kohe, ishe njekohesisht dhe Njeriu me zemer te madhe! Nuk e harroj dot edhe kur per oret e mesimit duheshin objekte(rekuizite)…, ti nuk pertoje te sillje gjithcka nga shtepia, se ti ishe Enea artist ne shpirt e zemer.

Cte shkruaj per ty mor Enea…, e vetmja qe nuk te shkon ty, eshte vdekja…, si pjesa e fundit per tu luajtur ne ikjen tende te pakthim . Lamtumire or mik ! Zoti te past’ ne preherin e Tij ! Lamtumire Enea !”, shkruan Agron Llakaj.