Do të ulen shumë temperaturat/ Ja në cilat zona do të nisin reshjet e dëborës

Temperaturat mesatare janë ulur me disa gradë gjatë kësaj jave në vend, ndërsa në vijim pritet që të fillojnë reshjet e dëborë duke na futur tërësisht në stinën e dimrit.Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme parashikohet të shoqërohen me reshje të dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.

Reshjet pritet të ketë një intensitet 1-2 centimetër për orë, ndërsa në zona të caktuara parashikohet një intensitet më i lartë. Ndërkohë që në veri parashikohet dëborë, reshje të dendura shiu do të vërehen.