A mund të νdeѕin njerëzit nga Рikëllimi?

Burri i një mësueseje që u v ra nga të shtënat në shkollën në Uvalde, Teksas , raportohet se ka v dekur nga një atak në zemër. Joe Garcia v diq të enjten në mëngjes pasi vizitoi një memorial për gruan e tij, Irma Garcia, tha nipi i tij John Martinez për mediat . Çifti thuhet se ishin bashkë që nga shkolla e mesme, dhe Martinez fillimisht tha se Joe Garcia v diq “nga pikëllimi”.

Pikëllimi ishte edhe arsyeja kur, disa orë pasi aktorja e “Star Wars”, Carrie Fisher v diq nga një atak në zemër në vitin 2016, nëna e saj, aktorja Debbie Reynolds , thuhet se pësoi një goditje fatale. “Stresi i vd ekjes së motrës ishte shumë e rëndë për nënën e tij”, tha djali i Reynolds, Todd Fisher.

Ndërsa është e pamundur të thuhet nëse shqetësimi akut ka kontribuar në v dekjen, nga ana mjekësore është e mundur që ngjarjet stresuese të shkaktojnë fatalitete shëndetësore. “Pikëllimi është një përvojë shumë personale,” thotë Dr. Jose Biller, profesor dhe kryetar i qendrës së infarktit në Universitetin Loyola të Çikagos.

Dhimbja për v dekjen e një personi të rëndësishëm shoqërohet me një rritje të menjëhershme të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, shpjegoi Biller. Në të vërtetë, ka një hulumtim domethënës mbi atë që njihet si “efekti i vejushës”, ku v dekja e një partneri rrit shanset e tjetrit që është gjallë për të v dekur.

Sipas një studimi të publikuar në 2014 u zbulua se brenda një muaji nga vdekja e partnerit të tyre, pjesëmarrësit meshkuj dhe femra të vd ekur ishin në një rre zik më të lartë për një goditje në tru ose sulm në zemër në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk kishin përjetuar humbjen e një partneri.

Sindromat e zemrës “të thyer” dhe “të lumtur”

Ekziston gjithashtu një fenomen i njohur si sindroma e “zemrës së thyer” ose kardiomiopatia takotsubo, e cila imiton simptomat e një ataku në zemër dhe karakterizohet nga dhimbje gjoksi dhe gulçim pas stresit të rëndë emocional ose fizik. Ky fenomen ndodh pavarësisht se nuk ka dëshmi të obstruksionit të arterieve koronare, sipas Harvard Ëomen’s Health Watch. Sindroma e “zemrës së thyer” është rrallë fatale dhe shumica e njerëzve që përjetojnë sindromën shërohen shpejt, pa ndonjë dëmtim afatgjatë nga presioni i ulët i gja kut, dhimbja e gjoksit ose gulçimi.

Dhe megjithëse n gjarjet negative të jetës kanë më shumë gjasa të shkaktojnë kardiomiopati takotsubo sesa ato pozitive, rezulton se stresi pozitiv (si për shembull një festë e papritur e ditëlindjes) mund të shkaktojë probleme të ngjashme në zemër , sipas një studimi të botuar në mars.

Të dy sindromat e zemrës “së thyer” dhe “të lumtur” ndodhin pothuajse tek gratë , dhe megjithëse studiuesit nuk e dinë me siguri pse është kjo, ata teorizojnë se mund të ketë një lidhje midis niveleve të ulëta të estrogjenit tek gratë pas menopauzës dhe kardiomiopatisë takotsubo. Ndërsa v dekjet nga sindroma e zemrës së thyer janë jashtëzakonisht të rralla, dëmtimi kardiak nga pikëllimi mund të shkaktojë dëme afatgjata.