Ilir Shaqiri i jep fund beqarisë! Pamjet brenda ceremonisë martesore dhe të ftuarit VIP (FOTO)

Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore.

Ceremonia martesore është mbajtur buzë detit në Durrës, gjë të cilën balerini e ka treguar edhe më parë.

Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.

Sipas burimeve, të pranishëm në dasmën e tij janë disa prej ish-banorëve dhe shumë personazhe të njohur të botës së Shoëbizit./albeu.com/