U lуe me gjαk dhe u soll si e νdekur: 11-vjeçαrjα tregon detαje rrëqethëѕe të mαѕαkrëѕ në Teksαs

Një 11-vjeçare e mbijetuar e masakrës në shkollës fillore Robb në Teksas, kishte frikë se personi i ar matosur do të kthehej për të, kështu që ajo u lye me gjakun e shoqes së saj dhe u soll si e v dekur. Miah Cerrillo foli ekskluzivisht për CNN për përvojën e saj të t merrshme atë ditë brenda klasës ku nga të shtënat u v ranë 19 nga shokët e saj të klasës dhe dy nga mësueset e saj. Miah tha se ajo dhe shokët e saj të klasës po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në një klasë të përbashkët nga dy mësuese, Eva Mireles dhe Irma Garcia. Nxënësit mbaruan me mësimet e tyre kur mësuesit morën lajmin se kishte një të shtënë në ndërtesë, tha ajo për “New Day” të CNN.

Një mësuese shkoi të mbyllte derën, por Miah thotë se su lmuesi ishte tashmë aty – dhe qëlloi nga dritarja në derë. Ajo përshkroi se gjithçka po ndodhte kaq shpejt – mësuesja e saj u kthye në klasë dhe personi i armatosur e ndoqi. Ajo tha për CNN se ai bëri kontakt me sy me një nga mësueset, i tha “Natën e mirë” dhe më pas e qëlloi atë. Ai hapi zjarr, duke qëlluar mësuesen tjetër dhe shumë nga miqtë e Miahut. Ajo tha se pl umbat kaluan pranë saj dhe copat i goditën shpatullat dhe kokën. Vajza më vonë u trajtua në spital dhe u lirua me plagë të vogla; ajo përshkroi për CNN se grumbujt e flokëve që po i binin.

Miah tha se pasi qëlloi nxënësit në klasën e saj, personi i armatosur hyri përmes një dere në një klasë ngjitur. Ajo dëgjoi britmat dhe zhurmën e të shtënave në atë klasë. Megjithatë, pasi të shtënat u ndalën, ajo tha se sulmuesi filloi të luante muzikë me zë të lartë — muzikë të trishtuar, tha ajo.

Vajza dhe një shoqe e saj arritën të merrnin telefonin e mësueses së saj të v dekur dhe të thërrisnin 911 për ndihmë.
Miah tha se kishte frikë se personi i arm atosur do të kthehej në klasën e saj për ta vr arë atë dhe disa miq të tjerë të mbijetuar. Kështu, ajo i zhyti duart në gjakun e një shoku të klasës, i cili ishte shtrirë pranë saj, tashmë i vdekur, dhe më pas e lyu trupin me gja kun e tij dhe u soll si e vd ekur.

Miah tha se ndjehej si tre orë që ishte shtrirë aty, e mbuluar me gjakun e shokut të klasës, me miqtë e saj. Ajo i tha CNN se supozoi se në atë moment policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.Ajo tha më pas se dëgjoi të flitej për policinë që po priste jashtë shkollës. Teksa rrëfeu këtë pjesë të historisë për CNN, ajo filloi të qante, duke thënë se thjesht nuk e kuptonte pse ata nuk hynin brenda dhe i shpëtuan. Nëna e Miah tha se vajza e saj është e traumatizuar dhe nuk mund të flejë. Prindërit e fëmijës kanë nisur një GoFundMe posaçërisht për të paguar terapinë e saj.

Në përpjekje për të mbajtur veten të mbuluar, Miah u ul në intervistë e mbështjellë me një batanije, pavarësisht temperaturave të ngrohta. Një alarm celulari ra aksidentalisht gjatë intervistës dhe Miah ishte dukshëm e shqetësuar nga zhurma. Nëna e saj tha se kjo po ndodhte shpesh, dhe përshkroi një incident të mëparshëm ku ata ishin në një autolarje dhe zhurma e fshesës me korrent e tronditi atë.

Miah ishte shumë e frikësuar për të folur në kamerë, ose me një burrë, për shkak të asaj që përjetoi, por ajo i tha CNN se donte të ndante historinë e saj në mënyrë që njerëzit të dinin se si është të jetosh pas të shtënave në shkollë. Ajo tha se shpreson se mund të ndihmojë në parandalimin e një tra gjedie si kjo që t’u ndodhë fëmijëve të tjerë.