Beniada me dedikim рrekëѕ раѕ νdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani: Askush nuk νdeѕ në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten

Ditën e sotme (e shtunë) ka ndërruar jetë ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Siç raporton Top Channel, ai prej më shumë se një muaji u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ra në gjendje kome dhe fatkeqësisht ishte në një gjendje shëndetësore të pakthyeshme.

Reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme dhe një të tillë së fundmi e ka bërë edhe mbesa e tij, modelja e ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani.

Në një postim të hedhur në InstaStory, ajo ndau: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten”.

E njëjta madje etiketoi vajzën e tij, Fiona Nishanin dhe vazhdoi: “Zemra ime është me ju”.