“Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, Beatrix Ramosaj flet për herë të parë për Borën dhe Donaldin

Beatrix Ramosaj prej muajsh nuk ka bërë asnjë dalje televizive. Mbrëmjen e sotme ajo ka thyer akullin duke u shfaqur në “Netët e klipit shqiptar” ku ka folur për herë të parë rreth jetës së saj.

Këngëtarja tha se është shumë mirë dhe se nuk është ankuar kurrë. Ajo pranoi se nuk është e lehtë të jesh kryefjalë e mediave por armën e vetme ka talentin dhe punën.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë. Më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte.

Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo gjë dhe ka njerëz që mundohen të hedhin gurë. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve.”

E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit, referuar ribashkimit Bora-Donald, ajo u përgjigj shkurt: “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë.”