




Mbrëmë (e shtunë) në Ulqin është mbajtur nata gala e ndarjes së çmimeve të edicionit të 19-të në “Netët e Klipit Shqiptar”.
Evenimenti mblodhi yje të shumtë shqiptarë dhe u ndanë një sërë çmimesh të rëndësishme.
Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, edhe këtë herë arriti të rrëmbejë dy çmime për këngën “By My Side”.





Ajo mori çmimin e publikut ndonëse ishte në konkurrencë me Elgit Dodën, Semi Jaupajn dhe Elita 5.
“Klipi më i mirë në të gjithë komponentët”, gjithashtu ishte fituese ish-banorja e Big Brother VIP.