




Pasditen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në liqenin e Prushit në Tiranë. Dy vëllezër, Klevis dhe Mateo Taku u mbytën në liqen pasi po hidheshin në ujë nga një litar i lidhur në pemë.
Kjo n gjarje e rëndë i ka troοnditur të gjithë dhe të shokuar nga kjo humbje e madhe janë edhe nxënësit e shkollës ku ishin dhe dy vëllezërit. Në një postim në rrjetet sociale shkolla “Bedri Llagami”, Vaçarr ka shkruar se dy vëllezërit do t’i mungojnë bangave të shkollës por buzëqeshja e tyre do mbetet gjithmonë pjesë e kujtimeve.
Postimi i plotë:





Vd ekja merr me vete një dhimbje që askush nuk mund ta shërojë dhe dashuria lë një kujtim që askush nuk mund ta vjedhë kurrë. Do i mungoni bankave të kësaj shkolle dhe buzëqeshja juaj do të jetë pjesë e kujtimeve tona!
Qofshi të parajsës Mateo dhe Klevis Taku! Ngushëllime të përzemërta familjes dhe të afërmve nga Drejtoria e shkollës, stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës!