I gjeti mesazhet me të bijën, babai ‘хheΙoz’ qëΙΙon me armë 17-vjeçarin

Një n gjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një baba i ‘tërbuar’ ka qëlluar me armë një 17-vjeçar pasi e gjeti duke folur me vajzën e tij.

Autoritetet në Habersham reaguan ndaj të shtënave të dëgjuara pranë një kishe mesditën e djeshme. Kur mbërritën aty oficerët gjetën 36-vjecarin Dustin Vandegrift që tentoi të largohej nga vendngjarja me një makinë të bardhë Camaro pasi kishte qwlluar adoleshentin. I mituri u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme.

Vandergrift tha në polici se kishte gjurmuar celularin e të bijës dhe kishte shkuar “për të kontrolluar”. Kur ai kishte gjetur të bijën me djalin bashkëmoshatar ishte konfrontuar me ta dhe rrjedhimisht kishte qëlluar një herë me armë ndaj tij.

Vajza e Vandergrift tha se babai kishte ardhur dhe kishte sulmuar djalin me të cilin ajo ishte, para se ta qëllonte me armë, ndërsa shtonte se babai xheloz e kishte goditur edhe atë vetë.

Mbi burrin janë ngritur ak uza su lmi të rëndë, armëmbajtje, dhunë në familje dhe dy a kuza lëndimi e rre zikimi të sigurisë publike.