Temperaturë e dhimbje fyti? Eksperti këshillon qytetaret: Si të kuroheni në kushte shtëpie dhe mos harxhoni shume para

Temperaturë e dhimbje fyti? Eksperti këshillon qytetaret: Si të kuroheni në kushte shtëpie dhe mos harxhoni shume para
Skënder Brataj tregon të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët kur kanë simptoma si temperaturë, dhimbje fyti, vështirësi frymëmarrje dhe disa simptoma të tjera.

Ai duhet te perdor ”spraj propolis” ose ”brufen” 400- 600 miligram të paktën për tre ditë, dy deri në tre herë në ditë pas ushqimit.

Nga ana tjetër, ai thotë se nëse nuk ulet temperatura duhet të përdorim kompresa me ujë të vakët në sqetulla, në qafë, në ballë për të ulur temperaturën e brendshme të organizimit. Për më tepër, shefi i urgjencës, këshillon që ”Në qoftë se qytetarët do të kenë diarre, pra bark, atëherë përdorin ”Loperaminë” ose ”Fustopak”. Nëse do të kenë dy ose tre dalje në banjë atëherë qytetarët duhet të marrin 2 kokrra ‘Loperaminë’ më pas nga një. Nëse do të kenë të vjella qytetarët duhet të marrin ”Reglanë”, ”Demoprazolë”’.

Të marrin si terapi mbështetëse duhet të marrin vitaminë C dhe B, çaj, lëngje frutash, ujë, ushqime të shëndetshme dhe mbi të gjitha fruta dhe perime. Nëse qytetarët i kanë të avancuara simptomat, si vështirësi në frymëmarrje, kur nuk mbushen dot me frymë, duhet të konsultohen me mjekun e thirrjes për të marrë si terapi edhe antibiotik. Nëse problemet me frymarrjen vështirësohen duhet të merret 127 për tu shoqëruar drejt spitalit